Këngëtarja e njohur shqiptare nga Kosova, Adelina Emini preket nga Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një shënimin në rrjetet sociale.

Ajo shprehet se gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka simptoma.

Reagimi i plotë i këngëtares

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më lejoni të ju njoftoj se gjatë testimit të sotëm kam dalë pozitive me Covid-19. Përkundër se unë aktualisht gëzoj shëndet të plotë dhe nuk kam shfaqur simptoma, në familjen time kemi pasur edhe raste tjera, raste të cilat nuk kanë kaluar lehtë dhe kanë pasur vështirësi shëndetësore. Bazuar në këto përvoja, ju sygjeroj të respektoni këshillat e IKSHP dhe organeve tjera shëndetësore. Qëndroni të shëndetshëm duke mbajtur maskë, ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale. Ruani shëndetin tuaj dhe të më të dashurve tuaj”.

Këngëtarja shqiptare preket nga Covid-19 shkruan Vizion Plus.