Tre koncerte të këngëtares Taylor Swift u anuluan pas dyshimeve për një sulm në Vjenë. Ato do të mbaheshin  për tre ditë me radhë nga e enjtja në të shtunë në stadiumin “Ernt Happel”.

Anulimi pasoi njoftimet se dy ekstremistë të dyshuar u arrestuan në Austri, njëri prej të cilëve duket se po planifikonte sulmin.

Drejtori i sigurisë publike në ministrinë e Brendshme të Austrisë Franz Ruf  tha se i dyshuari kryesor  një 19-vjeçar,  i cili u prangos  në  jug të Vjenës  ishte betuar për besnikëri ndaj grupit Shteti Islamik. Ai theksoi  se lëndë kimike janë gjetur dhe janë duke u ekzaminuar.

Kancelari austriak Karl Nehammer, tha në një postim në rrjetin social X se “anulimi i koncerteve të këngëtares Taylor Swift nga organizatorët është një zhgënjim i hidhur për të gjithë adhuruesit e saj në Austri, por se duhej të merreshin masa para se te kthehej në një tragjedi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Situata rreth sulmit terrorist të planifikuar në dukje në Vjenë ishte shumë e rëndë. Falë bashkëpunimit intensiv mes policisë sonë me shërbimet e huaja, kërcënimi u identifikua herët, u luftua dhe u parandalua një tragjedi.”

Sipas Gazetës austriake Kronen Zeitung dyshohet se19-vjeçari  është me origjinë nga Maqedonia e Veriut.