Emina Cunmulaj ka folur gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare. Edhe pse jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara, modelja i kushton një rëndësi të veçantë traditave dhe zakoneve shqiptare.

 

Tashmë është nënë e dy vajzave, dhe shpeshherë poston në rrjete sociale momente kur iu mëson vogëlusheve gjuhën shqipe. Së fundmi, modelja ka postuar një video të së bijës, të veshur me kostum tradicional.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare,” ka shkruajtur me krenari Emina krahas videos. Cunmulaj  ka treguar se është shumë e lidhur me rrënjët e saj dhe se e viziton vendlindjen sa më shpesh të jetë e mundur./Living

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";