Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. E në ditën e veçantë e saj të veçantë, ajo ka marrë një urim romantik nga partneri i saj.

Këngëtari i dashur për publikun ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet Ariana bashkë me 4 fëmijët e tyre. Ai e ka uruar dhe madje e ka falenderuar për 4 yjet që i ka dhuruar.

“Urime ditelindjen zemra jem i bofsh edhe 100 bashkë me krejt tmirat në jetë. Faleminderit që mi ke dhuru 4 yje. Të duam shume. Babi, Arti, Buna, Era edhe Ana”, ka shkruar Ermali krahas fotos që ka marrë mijëra pëlqime.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të shumta ishin edhe komentet e tjera që kanë shkruar tek postimi i Ermalit nga personazhe të njohur që e kanë uruar Arianën.