Francesco Totti është një nga futbollistët më të njohur e të komentuar në showbiz-in e huaj. Ish-lojtari i Roms ka krijuar tashmë një kompani menaxhimi dhe zbulimi futbollistësh.

Mediat italiane shkruajnë se së fundmi, “CT10 dhe IT Scouting” ka hapur zyrat e reja dhe kanë pasur edhe një vizitore speciale, bashkëshorten e Tottit, Ilary Blasi.

Gjatë kësaj vizite, bukuroshja ka ngacmuar partnerin e saj në lidhje me sekretaren. “Ti je Domitilla? Po Francesco më kishte thënë se kishte një sekretare të moshuar”, dëgjohet Ilary duke thënë me shaka, ndërkohë që Totti i qëndron versionit të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Po e dashur, e vjetër është”, shprehet ish-numri 10 i Romës, që shfaqet në video duke mbajtur në krahë vajzën e tij. Sigurisht më pas pati të qeshura…