Totti ‘ngre’ gjithë Romën në këmbë: Kam humbur orën. Premtoj se do vij vetë ta marr

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Totti ‘ngre’ gjithë Romën në këmbë: Kam humbur orën. Premtoj se do vij vetë ta marr

Totti ‘ngre’ gjithë Romën në këmbë: Kam humbur orën. Premtoj se do vij vetë ta marr

Ish-futbollisti i Romës, Francesco Totti ka humbur orën e tij, me të cilën duket se ka pasur një lidhje të ngushtë.

Aq sa nuk ka nguruar t’i drejtohet me një thirrje qytetarëve të Romës pasi ka humbur orën ‘Rolex’.

Totti thotë se ora është e tipit ‘’Daytona” çeliku me fushë të bardhë, dhe në rrip ka dy pllaka me shkronjën Ç.

Advertisement

Gjithashtu në statusin e bërë në Insta Story, ashtu ai premton se kush do ta gjejë do të shkojë t’ia marrë personalishte vetë.

“Djem, kam humbur orën time me të cilën kam qenë shumë i lidhur dhe kam ndarë tërë karrierën time. Ju bëj thirrje të gjithëve me shpresën se mund ta gjeni. E di që është pothuajse e pamundur, por përpjekja nuk bën dëm. Është një Daytona çeliku me një fushë të bardhë dhe në rrip ka dy pllaka me shkronjën C (Cristian dhe Chanel). Ju falënderoj paraprakisht dhe ju lë një adresë: 348 8888940. Ju premtoj se do të vij personalisht ta marr,” shkruan Totti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy