Filipçe: Shkupi është një njësi, me orën policore do ta mbrojmë të gjithë qytetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej sot nga ora 21:00 deri ditën e hënë në ora 5 e mëngjesit do të ketë orë policore për të gjithë qytetarët e komunave të Shkupit.

“Masat për kufizim të lëvizjes propozohen për të gjitha komunat, për shkak se qyteti është një njësi funksionale”, tha ministri Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Institutit për Shëndet Publik, në Shkup deri dje ka pasur 392 raste. Prej tyre 97 janë në Çair, Saraj 47, Aerodrom 47, 47 Butell, Gazi Babë 38, Qendër 24, Karposh 17, Kisella Voda 17, Studeniçan 13, Gjorçe Petrov 11, Ilinden 10, Shuto Orizare9, Haraçinë 8, Petrovec 5 dhe Sopishte 5.

“Shkupi është një një njësi funksionale. Shumë njerëz, e thanë edhe anketat e pyetësorit të të infektuarit, me kontaktet e tyre, po qarkullojë në gjithë qytetin. Me këtë masë po e mbrojmë gjithë territorin e Shkupi”, tha Filipçe.

Advertisement

Filipçe: Shkupi është një njësi, me orën policore do ta mbrojmë të gjithë qytetin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy