Rreth dy javë më parë, aktori i njohur i “Portokallisë”, Florjan Binaj njoftoi se kishte dalë pozitiv me koronavirus.

Por ditën e sotme ai ka dhënë lajmin e mirë. Përmes një postimi në “Instastory”, Flori shprehet se “Covid e la”. Ai gjithashtu falënderon të gjitha ata persona që e mbështetën në këtë periudhë izolimi.

“Më në fund, Covid më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan aktori i dashur për publikun në postimin e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë më herët, Flori zbuloi se ishte vetëizoluar para testimit dhe se nuk kishte asnjë shqetësim dhe se gëzonte shëndet të plotë.