Trump jep lajmin e mirë: Jemi pranë vaksinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump jep lajmin e mirë: Jemi pranë vaksinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, jep një lajm të mirë ku konfirmin se vaksina kundër COVID-19, është pranë.

Presidenti amerikan, e bëri të ditur lajmin në një intervistë për FOX, transmeton Vizion Plus.

“Jemi pranë vaksinës. Prisni lajme të mira së shpejti. Kemi bërë një punë fantastike kundër COVID-19. Kemi shpëtuar shumë jetë”, deklaroi Trump gjatë intervistës.

Kompania Johnson & Johnson vendosi nisjen e provës klinike të Fazës 3, të një vaksine të mundshme të koronavirusit në vetëm disa javë, tregon The Canadian Press.

Advertisement

Kompania Farmaceutike Janssen po planifikon të rekrutojë rreth 60,000 pjesëmarrës në studimin e vaksinës.

Janssen ka një marrëveshje me qeverinë e SHBA-së për të furnizuar me 100 milion doza të vaksinës, e cila tani quhet Ad26.COV2.S, për tu përdorur në vend, nëse ajo rezulton e efektshme në provat e saj.

Trump jep lajmin e mirë: Jemi pranë vaksinës shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy