Moderatorja e njohur, Marina Vjollca, përmes një postimi në “Instagram” ka kërkuar dënimin maksimal për përdhunuesit, pas ngjarjes në Babrru që tronditi gjithë vendin tonë

Sipas bukuroshes, përdhunuesit po i vrasin vajzat për së gjallë. “Denim maksimal per perdhunuesit! Po na i vrasin vajzat per se gjalli…”– shkroi ajo.

Ndërsa postimin e shoqëroi me posterin për marshimin e datës 4 maj si shenjë proteste për ti dhënë fund abuzimit seksual me fëmijët.

“Për fëmijërinë e vjedhur. Ngri zërin për ato që nuk kanë zë,”- shkruhet në poster.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reagimet vijnë pasi u bë publik lajmi i përdhunimit të nxënëses 15-vjeçare nga roja i shkollës ku studionte.

Pjesë e skandalit ishte edhe tre të rinj që abuzuan me të miturën duke e kërcënuar.