Sot në studion e Ferma Club me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova janë mbledhur finalistët e Ferma VIP ku kanë treguar ndjesitë e planet e tyre.

Mes tyre ishte edhe Florian Agalliu i cili u shpreh se pas ditës së hënë do i mbyll diskutimet rreth Fermës që duket se kanë ndikuar ndjeshëm te finalisti.

Përsa i përket momentit final të reality show, ku u përball me Dijonis Bibën, flori u shpreh se i vetmi merak ishte e bija.

Doja vetëm të mos zhgënjeja vajzën. Ajo është vajzë e zgjuar dhe e kuptoi si janë gjërat dhe se si vendosen gjërat. Por tani e kemi harruar dhe vazhdojmë të lumtur“, thotë Flori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konkurrenti u ndal edhe te marrëdhënia e shumëkomentuar me Valerin.

Jam treguar i sinqertë. Kam qenë kundër marrëdhënieve që prishen dhe rregullohen për 2 minuta. Valerin e kam patur edhe shok edhe konkurrentin tim direkt.
Ndodhi diccka brenda lojës që keqkuptoi marrëdhënien tonë. Valeri pati një qasje me Elsën që unë e shihja të fortë. Aleanca e Valerit me Elsën unë nuk e pash të favorshme”, tha Flori.

Por marrëdhenia e tij me Valerin duket se është më e ngushta që ka dalë nga Ferma VIP./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";