FERMA VIP/ Florian Agalliu: Jam këtu për ta fituar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FERMA VIP/ Florian Agalliu: Jam këtu për ta fituar

Pjesë e fermës më të famshme në Shqipëri do të jetë edhe aktori Florian Agalliu. Në klipin e tij Flori shprehet se me zor e ka pritur që të jetë pjesë e Fermës Vip, dhe se ndodhet në këtë reality Show për ta fituar atë.

Unë jam Florian Agalliu, jam 37-vjeç. Kam studiuar aktrim në Universitetin e Arteve, punoj ku të mundem dhe kam ardhur në Ferma Vip për të fituar. Pikat e mia të forta? Por mendoj që se kam sinqeritetin dhe natyra ime sportive do të ndihmoj të realizojmë sfidat. Sinqeriteti do tëmë penalizojë në shumicën e rasteve pasi në një reality Show do të nxjerrin personazhe të ndryshme. Më vjen keq që po ndërpres sportin, pasi kam shumë kohë që stërvitem, gjithashtu po lë jashtë edhe udhëtimet e mia. Skam shumë kohë që pres të jekm pjesë e këtij formati. Përveç familjes, shokëve, një mungesë e veçantë do të jetë Mia, vajza ime”, u shpreh Flori.

Ndiqni “Ferma Vip” live në Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara në Tring, Ferma Vip1” dhe “Ferma Vip 2” si dhe në kanalin tonë të Youtube “Ferma Vip”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy