Ad Sybardhi ka qenë i ftuari i mbrëmjes në “Albano Shoë” në Vizion Plus.

Muzikanti, i pyetur nga Albano për situatën ekonomike në vend, u përgjigj: “Kush do të punojë, punon dhe jeton mirë. Shtrenjtësia është e madhe, por mos më ngacmo për këto gjëra se nuk dua të flas. Unë e shoh me syrin tim, por kush do të punojë punon dhe jeton”.

Ad Sybardhi ka treguar edhe pasionet e tij, përtej muzikës.

Më pëlqejnë pëllumbat, kuajt. Ka qef çuni të blejë një kal, por nuk kam ku ta mbaj”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur për profesionin që ai ka, Ad Sybardhi deklaroi se duhet korrektësi dhe thjeshtësi për të qëndruar sa më gjatë dhe të jesh i pëlqyer.

Duhet të jesh shumë burrë në këtë zanat. Ndaj nuk ja kam dhënë edhe fëmijëve. Duhet të kesh korrektësinë dhe thjeshtësinë”, tha ai./vizionplus.tv