Gjiknuri tregon 3 pikat ku u arrit kompromis me opozitën: Reforma mund të zgjasë dhe përtej 31 majit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri tregon 3 pikat ku u arrit kompromis me opozitën: Reforma mund të zgjasë dhe përtej 31 majit

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik tregoi se palët kishin rënë dakord për disa nga pikat e propozuara nga opozita.

Pati debate por dhe marrëveshje konsensuale në lidhje me një grup çështjesh. U pranua që periudha zgjehdore të zvogëlohet dhe shkurtohet në 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.

Kjo reflektoi dhe një kërkesë të kahershme të gjithë që të mos krijonim probleme për sezonin turistik. Nga ana tjetër ramë dakord për parimin e kuotës gjinore, që 1 në 3 meta të jetë një grua por ende nuk kemi gjetur një model përfundimtar.

Ramë dakord që të kemi financim miks nga qeveria dhe privati, por duket ulur në mënyrë drastike ato të privatit. Jemi ende në diskutime në lidhje me raportin që duhet të zënë. Është rënë dakord që të rritet pesha e financimit politik.

Advertisement

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme do të zhvillohet të enjten dhe se në të do të trajtohet krimi zgjedhor dhe shumë të tjera. Jam i kënaqur me progresin. Duhet të punojmë me intensitet të plotë dhe mund të kemi një shtyrje me pak ditë pas 31 majit, por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të punojmë intensivisht dhe të shpresojmë të kemi një kompromis të mundshëm”, tha Gjiknuri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy