Këshilli Politik për Zgjedhoren, OSBE: Reforma të mbyllet brenda 31 majit, mbështesim dialogun për teknologjitë e reja të votimit dhe ndryshimin e sistemit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këshilli Politik për Zgjedhoren, OSBE: Reforma të mbyllet brenda 31 majit, mbështesim dialogun për teknologjitë e reja të votimit dhe ndryshimin e sistemit

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt ka bërë një deklaratë publike në prag të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik për reformën Zgjedhore.

Në deklaratë ambasadori Borchardt, thekson se po ndjekim me interes të veçantë përpjekjet e partive për kompromis për çështjet të cilat OSBE/ODIHR i ka vlerësuar si problematike dhe se do të vijojë të mbështesin dialogun për teknologjitë e reja të votimit dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ODIHR-i do të vijojnë të ofrojnë mbështetje për përmbylljen e kësaj reforme të rëndësishme sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit,

Deklarata e plotë:

Advertisement

Përgëzoj partitë politike shqiptare për rifillimin e dialogut për reformën zgjedhore dhe për marrëveshjet e arritura deri tani në Këshillin Politik, ku është vendosur dialog mes qeverisë, opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare.

Ne po ndjekim me interes të veçantë përpjekjet e partive për kompromis për çështjet të cilat OSBE/ODIHR i ka vlerësuar si problematike për shumë vjet tashmë: depolitizimi i administratës zgjedhore, balanca gjinore në listat zgjedhore, ngritja e një strukture të posaçme për eliminimin e presionit ndaj administratës dhe të shpërdorimit të burimeve shtetërore, mekanizma më të fortë kundër krimit zgjedhor, kontrolli dhe transparenca e financimit të fushatës, transparenca e medias gjatë zgjedhjeve dhe dhënia fund e praktikës së të ashtuquajturave kaseta të gatshme.

Njëkohësisht, reforma zgjedhore nuk duhet të dobësojë tërësinë e reformave të tjera të rëndësishme.

Unë i nxit të gjitha partitë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore të vijojnë të ecin në rrugën e gjetjes së kompromiseve konstruktive dhe ta finalizojnë reformën zgjedhore, në të mirë të Shqipërisë dhe të aspiratave të saj për integrim.

Advertisement

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ODIHR-i do të vijojnë të ofrojnë mbështetje për përmbylljen e kësaj reforme të rëndësishme sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike.

Po ashtu, ne do të vijojmë të mbështesim dialogun për teknologjitë e reja të votimit dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor. (TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy