Aktori i Beverly Hills 90210, David Gail, ka vdekur në moshën 58-vjeçare. Motra e tij, Katie Colmenares, e konfirmoi vdekjen e tij në një postim në Instagram të shtunën.  Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë publik.

Gail luajti Dr. Joe Scanlon në “Port Charles” dhe Stuart Carson – të fejuarin e Brenda Walsh (Shannen Doherty) – në “Beverly Hills, 90210”.

Ai u shfaq edhe në seriale të tjera si ‘Robin’s Hoods’, ‘Savannah’, ‘The Round Table’ dhe ‘JAG’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktori është më i njohur për rolin e tij si Dr. Joe Scanlon në Port Charles, spinoff i General Hospital. /vizionplus.tv