Prej disa kohësh këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka bërë publike lidhjen me biznesmenin turk Hysen Usta.

Nga postimet në rrjetet sociale dhe intervistat e dhëna, dyshja ka lënë të kuptojë se po jetojnë një histori të bukur dashurie dhe së shpejti do e kurorëzojnë dhe me martesë.

Madje duket se ata kanë hapur edhe një llogari të përbashkët në Instagram “Ustagenta”, ku publikojnë vazhdimisht foto pranë njëri-tjetrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së fundmi Usta ka publikuar një foto romantike në makinë me Gentën. Ajo ka vendosur këmbët në prehrin e tij dhe në dorë mban një trëndafil të kuq.

“Të dua shumë”, ka shkruar biznesmeni krahas fotos, i cili nuk i kursen deklaratat e dashurisë. Kujtojmë se Genta është përfolur së fundmi për një shtatzëni të mundshme por ende nuk e ka konfirmuar.