Nëna e këngëtares së famshme Rita Ora, Vera, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo pak kohë më parë u vlerësua shumë nga të gjithë pasi u bashkua me vijën e parë të frontit gjatë pandemisë Covid-19 në Angli.

Ndërkohë së fundmi, Vera Ora ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa ka ndarë me fansat në “Instagram” një imazh të veçantë me fëmijët e saj.

Ajo ka zgjedhur një fotografi të shkrepur vite më parë në malet e Rugovës, kur Rita Ora shfaqet fëmijë. Me këtë foto, ajo gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh të fortë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duke vazhduar në vitin 2020 me shpirt pozitiv. Ky vit nuk do të na ndërrojë fuqinë e jetës dhe pozitivitetin për njëri-tjetrin”, shkruan Vera në postimin që ka marrë mijëra pëlqime.