Fermerët e kanë nisur ditën me energji pozitive dhe kanë filluar të merren me punët e fermës.

Mariana ka mbledhur vezët duke u kënduar pulave, ndërsa Elsa dhe Gledisi kanë pastruar stallat.

Por ndryshe nga herët e tjera Xhesika dhe Valeri e kanë nisur ditën me një përqafim të ngrohtë miqësie, ku kanë treguar mbështetjen për njëri-tjetrin, pavarësisht se ata kanë qenë dy nga fermerët që kanë debatuar më së shumti me njëri-tjetrin. Valeri gjendet përballë Nikos, teksa njëri nga të dy do eliminohet të hënën, ndaj këngëtarja i ka treguar se është aty për të dhe i ka dhënë kurajo./vizionplus.tv/