Një hyrje e re iu bashkua mbrëmjen e djeshme “Ferma VIP”. Himena Sherifi është fermerja më e re. Ajo është modele, 24 vjeçe dhe me origjinë nga Kosova.

Por e ftuar në Ferma Club me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, gazetarja Albina Zeneli zbuloi ekskluzivisht se emri i vërtetë i saj nuk është Himena.

“Nuk quhet Himena. Po ta kërkosh nuk e gjen dot emrin e saj të vërtertë. Unë po e them për herë të parë, ajo quhet Ibrahime Sherifi. E ka nis karrierën me muzikën rrep, por diçka ndodhi rrugës dhe i ka ndarë rrugët me menaxherin. Por ka dash të prezantohet si e zgjuar, që shkruan libra”, u shpreh gazetarja.

Në një intervistë për Ferma Club, Himena u shpreh se nuk është në një marrëdhënie dhe është e hapur për një lidhje nëse ndodh brenda fermës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jam çdo ditë e dashuruar me veten time. Jam shpirt i lirë çfarë të vi le të vi”, u shpreh Himena./vizionplus.tv