Alban Skënderaj ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama në podcastin “Flasim” ku tregoi ndër të tjera dhe rrugëtimin e tij drejt Italisë me anije. Ishte marsi i vitit 1997 dhe Albani ishte 15 vjeç.

“Do iki vetëm për të parë e të kthehem”, kështu i tha të ëmës në Vlorë dhe u nis.

“Ishte një anije që ishte 3 ditë e mbushur. Një shok i vëllait më tha hajde. I thashë nuk vij pa shokun. Anija ishte 80 veta kapacitet dhe brenda ishin 400 vetë. U prish timoni. I gjithë udhëtimi në det ka qenë anija zig – zag… këtej andej  Aty ku hynte me zor 1 kemi hyrë 3.

Unë për pak rashë. Mbaj mënd një djalë që më ka kapur prej xhupit të xhinsit të lehtë. Rrëshkita. Më kapi gjysmën e trupit jashtë e gjysmën e trupit brenda. Po të kisha rënë nuk do të më kishte parë njeri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas Guardia di Financa ndaluan me drita. Aty ishte fatale. Sepse ndaluan të na jepnin ushqim dhe të gjithë që ishin brenda në anije dolën jashtë e anija po mbytej. Na hodhen në një anije luftarake ku udhëtuam disa orë të tjera. Gati 20 orë zgjati udhëtimi

Na çuan në një kamp ku kam kujtime sa tragjike e komike. 2 javët e para nuk kam pasur kontakt me familjen. Dikush i kishte thënë: Sa keq e kemi parë Albanin në anije.

Pasi anija e Otrantos u mbyt një ditë më pas ne u nisëm një ditë më para”, tregoi ai. /vizionplus.tvIta

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";