Deva Cassel, vajza e aktores së njohur italiane Monica Bellucci, ka zënë sërish qendrën e vëmendjes në mediat rozë.

Modelja 19-vjeçare ka postuar disa foto bardh e zi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, në të cilat ajo pozon në rërë me rroba banje minimale.

Në mbishkrim ajo ka përmendur emrin e fotografit që ka realizuar pamjet konkrete, duke treguar se foton e parë e ka bërë “dashuria” e saj, pra partneri, Saul Nani.

Aktroja ikonike, Monica Bellucci publikoidisa ditë më parë një foto me të bijën, e cila hapi një debat në rrjet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një pjesë e ndjekësve të saj thanë se Deva është një kopje e së ëmës, por edhe nga ata që thonë se Monicca është gruaja më e bukur në botë dhe as e bija nuk krahasohet me bukurinë e saj./vizionplus.tv