E shoqëruar nga i dashuri, vajza e Monica Bellucit merr vëmendjen e Paris Fashion Week

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E shoqëruar nga i dashuri, vajza e Monica Bellucit merr vëmendjen e Paris Fashion Week

Në ditën e parë të Javës së Modës në Paris, Deva Cassel, vajza e Monica Belluccit dhe Vincent Cassel, spikati mes të famshmëve në rreshtat e parë.

Ajo ra në sy me një model flokësh formal dhe elegant, teksa kishte kapur një bisht të çrregullt, duke lëshuar edhe baluket.

Duke qëndruar së bashku me të dashurin e saj Saul Nanni, top-modelja 19-vjeçare me një milion ndjekës në Instagram, mbërriti në sfilatën e Dior e veshur me një pallto modern në ngjyrë bezhë.

Advertisement

Një stil i sofistikuar në përputhje me maison Dior, duke përdorur po ashtu një makeup minimalist, ku sytë nuk ishin lyer thuajse fare, ndërsa në buzë kishte përdorur buzëkuqin “e domosdoshëm” të momentit, në ngjyrë rozë në nude me reflekse terrakote dhe teksturë kremoze, por pa shkëlqim.

Kujtojmë se fejesa e saj me Saul Nanni, aktori italian që luajti me të në serialin televiziv The Leopard, u bë publike vjeshtën e kaluar. Dy aktorët janë një nga çiftet e rinj të pëlqyer të momentit, të bukur dhe gjithmonë të kuruar.

Foton e Devas në Javën e Modës e ka shpërndarë edhe nëna e saj, Monicca.

Advertisement

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monica Bellucci (@monicabellucciofficiel)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy