Nuk e ka problem të shfaqë fizikun e saj të jashtëzakonshëm në mediat e saj sociale, dhe kjo është parë tashmë. Por Rita Ora mund ta ketë tronditur me pamjen e saj më të guximshme së fundi kur u shfaq topless teksa vendoste make-up.

Këngëtarja 29-vjeçare nuk i la asgjë imagjinatës teksa tregoi dhe një herë format e saj në disa foto të guximshme, të shkrepura përpara se të takohej me të ëmën, Verën, 54 vjeç, në shtëpinë e marrë me qira në Cotswolds.

Në “Instastory”, Rita ndau një pamje të saj përpara pasqyrës ku shihej duke mbuluar pjesën e gjoksit me duar. Më tej, postoi dhe një foto tjetër ngacmuese ku shihej duke nxjerrë gjuhën, gjithmonë duke u mbuluar me krahë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E njëjta gjë u pa dhe një foton tjetër, teksa aplikonte një buzëkuq në ngjyrë të kuqe të ndezur. Vera nga ana e saj ka shkruar dhe ajo në “Instagram” duke u shprehur se po takonte të bijën, për të kaluar së bashku një “fundjavë të bukur në fshat”!