Rita Orën vazhdon ta ndjekë fati i keq që kur theu rregullat e Covid për ditëlindje. Ajo udhëtoi drejt Egjiptit pa kryer tampon dhe organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, duke mos ruajtur në këtë mënyrë as distancën fizike. Lajmi bëri bujë në mediat e huaja dhe Rita u detyrua të kërkojë falje. Madje këngëtarja pagoi edhe 10 mijë pound gjobë.

Më pas radio britanike “Exe” vendosi të mos transmetojë më këngët e Ritës, për shkak të veprimit të saj.

Këngëtarja fitoi edhe“çmimin” për sjelljen më të keqe të vitit së bashku me disa personazhe të tjerë.

Tani bëhet e ditur se Rita është përjashtuar edhe nga programi “The Masked Dancer”, në të cilin ishte pjesë e jurisë. Sipas një burimeve të “The Sun” këngëtarja është larguar menjëherë pas thyerjes së rregullave në ditëlindjen e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas “The Sun” këngëtarja ka kohë që është larguar nga programi dhe emisionet e fundit kanë qenë të regjistruara, sepse ajo është larguar menjëherë pas thyerjes së rregullave për ditëlindjen e 30-të./ Living