Në maj të këtij viti, Morena Taraku, tregoi publikisht se ishte në një lidhje dashurie dhe se ndihej shumë e lumtur.

Këngëtarja vendosi që ta bënte publike lidhjen pasi disa faqe në “Instagram” nisën duke postuar disa biseda ku pretendonin se kishin folur me këngëtaren. Kjo e fundit jo vetëm që tregoi se janë të sajuara, por pranoi se tashmë po shijon një romancë.

Edhe pse nuk e zbuloi asnjëherë identitetin e të dashurit të saj, Morena tregonte herë pas here përmes postimeve në “Instastory” bisedat e gjata që bënte në telefon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithçka ishte e bukur dhe Morena ishte e lumtur, por duket se lidhja përfundoi shpejt. Edhe këtë e ka bërë të ditur vetë Taraku përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të jesh single s’do të thotë që je i/e dobët, do të thotë se je i fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton.”- janë fjalët në foton që la të kuptohet situatën aktuale.