Është ndarë papritur nga jeta në moshën 28-vjeçare, ylli i K-pop, Yohan. Mediat e huaja shkruajnë se ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij.

Vdekja e Yohan tronditi fansat e tij. Në postimin e tij të fundit në “Instagram” më 31 maj, ai publikoi një foto në plazh me përshkrimin: “Dua të udhëtoj”.

Funeral i tij do të mbahet të enjten dhe do varroset në varrezat e Yongin Catholic Park Cemetery.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Yohan, emri i vërtetë i të cilit është Kim Jeong-hwan, bëri debutimin e tij me grupin e djemve NOM. Kur ky grup u shpërnda, i riu vendosi që në 2017 të bashkohej me TST si vokalist.

TST, dikur i njohur si Top Secret, lëshoi albumin e tij të vetëm dhe të fundit “Count Down” në janar.