Aktori i famshëm rrëfen jetën personale: Babai rrihte nënën, që në moshën 6-vjeçare doja… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aktori i famshëm rrëfen jetën personale: Babai rrihte nënën, që në moshën 6-vjeçare doja… (FOTO)

Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Will Smith, ka folur hapur për jetën e tij personale duke rrëfyer detaje që nuk i dinim më parë.

Smith ka treguar se babai i tij i dhunonte mamanë, e pikërisht këtë shembull nuk do dëshironte që ta jepte tek tre fëmijët e tij.

“Për shkak të përvojës sime ku kam parë babin duke qëlluar nënën, e dija që fëmijët e mi nuk do më shihnin kurrë duke dhunuar mamanë e tyre”, ka zbuluar aktori, i cili shtoi se instinktet e tij atërore nisën kur ishte vetëm një fëmijë.

Advertisement

“Që në moshën 6-vjeçare, doja të isha baba,”- tha 51-vjeçari. “Doja që sjelljen e babait tim ta rregulloja. Deri në moshën 10-vjeçare e mbaj mend që shikoja babanë dhe mendoja se mund të bëhesha më i mirë se ai”.

Smith u bë baba për herë të parë në moshën 24-vjeçare. Ai ka dy fëmijë me bashkëshorten Pinkett Smith, Jaden, 21 dhe Willoë, 19 vjeç, si edhe një djalë 27-vjeçar, Trey me ish-bashkëshorten Sheree Fletcher.

“Mendoj se ky ishte momenti i parë kur provova peshën reale të prindërimit. Mbaj mend kur e solla Trey në shtëpi dhe e vendosa në krevat. Mendoja që isha përgjegjës për këtë jetë. Thjesht qava aq shumë”, tregoi aktori.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy