Alabama Barker i ka dhënë përgjigje komenteve që i janë bërë për operacionet plastike që ka bërë. Vajza 18-vjeçare e Travis Barker ka shkaktuar shumë reagime me fotot që publikon në rrjetet sociale.

Një postim i fundit në llogarinë personale në Instagram bëri që ajo të marrë komente të reja nga audienca e saj.

Në veçanti, ajo ka publikuar një foto, ku pozon para aparatit me rroba banje. Një nga ndjekësit e saj shkroi: “Ky fëmijë ka bërë shumë operacione plastike në një moshë shumë të re. Shpresoj të mos e teprojë. Ajo tani duket shumë bukur”.

Alabama Barker iu përgjigj shpejt komentit, duke shkruar: “Unë e vlerësoj vërtet dashurinë! Unë jam natyrale, përveç buzëve, pranoj faktin që jam natyralisht e bukur”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";