Me flokë si ngjyrat e ylberit, flet këngëtari shqiptar: Vajza më kërkoi të bëhem si reperi i famshëm (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me flokë si ngjyrat e ylberit, flet këngëtari shqiptar: Vajza më kërkoi të bëhem si reperi i famshëm (FOTO)

Këngëtari i dashur për publikun, Sabiani, njihet nga të gjithë edhe për flokët e tij kaçurrela dhe biond. Por para pak ditësh ai ndryshoi plotësisht pamje.

Sabiani vendosi që t’i lyente flokët dhe t’i bënte ngjyra-ngjyra, që duhet thënë janë shumë stil dhe trendi.

Këngëtari publikoi foton në rrjetin social dhe i befasoi të gjithë me look-un e ri. “New look”, shkroi Sabiani në foto. Komentuesit nuk kanë vonuar me komentet e tyre komplimentuese, ndërsa e kanë krahasuar me reperin e famshëm 6ix9ine, i cili prej shumë kohësh i mban flokët të lyer si ylber.

Advertisement

Ndërkohë i pyetur nga “Panorama Plus” se si i lindi ideja për të bërë një ndryshim të tillë drastik në pamje, Sabiani u përgjigj: “Të them të drejtën, as e njoh fare reperin 6ix9ine, por vajza ime Keisi më tregoi flokët e tij dhe më pëlqyen shumë. Çudi si s’më kishte shkuar ndërmend më parë. Është kaq gjë e thjeshtë dhe e bukur. Edhe pse për këtë ndryshim të ngjyrës m’u desh të shpenzoja 6 orë!”

Dihet që Sabiani ka një lidhje të ngushtë me të bijën, të cilën e ka pasur edhe imazh në klipin e tij “Pa ty dashni”, në duet me Marselin. Ndërkohë që kishte kohë që flitej se vajza e tij do t’i hynte muzikës si këngëtare e grupit “OTR”, Sabiani e prezantoi vajzën si modele në klipin e tij, ku u shfaq me gërshetat e të atit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy