Ky është momenti i arrestimit të Armando Kumarakut dhe Natasha Rombulas.

Natasha dhe i biri janë prangosur, pasi akuzohet se kanë shfrytëzuar djalin e mitur për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”. Natasha është kthyer në kryefjalë të këtij rrjeti social, për shkak të gjuhës denigruese të përdorur në komunikmet e saj të drejtpërdrejta me ndjekësit, pjesë e të cilave jo pak herë është bërë dhe nipi i saj i mitur.

Pas një video të bërë viruale kudo në rrjet, ku djali 10-vjeçar shfaqet duke sharë një komentues me fjalor të papërshtatshëm, e ëma e tij ka denoncuar rastin në polici dhe ndaj babait e gjyshes të të miturit kanë nisur hetimet.

Natasha u bë e njohur për publikun pas historisë së bujshme me ish-nusen e saj mbi kujdestarinë e djalit të mitur, pas divorcin me babin e tij, tanimë i arrestuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I mituri mësohet se kalonte të paktën dy fundjava me të atin dhe gjyshen, në bazë të vendimit të gjykatës./vizionplus.tv/