Chuck Norris mbushi 84 vjeç dhe në ditëlindjen e tij , ai ndau me 1.6 milionë ndjekësit e tij në Instagram, një video në të cilën tregon se pavarësisht moshës është në formë të mirë.

Përmes profilit të tij, ikona e filmit të arteve marciale kishte veshur doreza të veçanta boksi dhe po grushtonte.

Në të njëjtin klip, Chuck Norris shikon në kamerë që e regjistron dhe u buzëqesh fansave të tij.

“E dini, sot jam 84 vjeç, por ndihem sikur jam 48. Zoti ju bekoftë të gjithëve “, thotë ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";