Ndarja e Gerard Pique dhe Shakira ka qenë objekt spekulimesh dhe thashethemesh prej disa kohësh, por një zbulim i fundit nga një gazetë katalanase hedh dritë të re mbi atë që mund të ketë shkaktuar ndarjen e tyre. Sipas El Nacional, Pique preferon partneren e tij të re Clara Kia sesa Shakira për shkak të pikëpamjeve të saj më liberale për marrëdhëniet.

Artikulli pretendon se e reja është mbështetëse e një llogarie në Instagram të quajtur ‘The Poly Spot’ e cila promovon përfitimet e marrëdhënieve poligame. Ndryshe nga Shakira, e cila është më konservatore dhe e interesuar për lidhjet familjare, Kia siç përmendet në artikull, është më e hapur ndaj marrëdhënieve poligame dhe beson në një dashuri të bazuar në besim dhe jo në përkushtim.

 

Ky zbulim mund të shpjegojë pse Pique preferoi Kia-n, pasi ai mund të ketë qenë në kërkim të një partnereje më të hapur dhe më kuptuese që të ndante pikëpamjet e tij për marrëdhëniet. Publikimi thekson se lidhjet jashtëmartesore të futbollistit ishin shkaku i krizës mes tij dhe Shakirës dhe se ai mund të jetë ndjerë më rehat duke ndjekur marrëdhënie të tilla me dikë si 23-vjeçarja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse nuk dihet nëse ky zbulim është i vërtetë apo jo, ndarja e çiftit dikur të dashuruar vijon të monopolizojë çdo ditë mediat e huaja të cilat kërkojnë të zbulojnë se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";