Pique pranon se e ka dëgjuar këngën që i ka kushtuar Shakira dhe ka një përgjigje për këngëtaren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pique pranon se e ka dëgjuar këngën që i ka kushtuar Shakira dhe ka një përgjigje për këngëtaren

Prej muajsh nuk flitet për asgjë tjetër veçse për këngën e hakmarrjes të shkruar dhe kënduar nga Shakira pas përfundimit të martesës me Gerard Piqué. Kënga e saj “Music Sessions, Vol. 53” dhe fraza: “Ti këmbeve një Ferrari me një Twingo’, ‘Ti këmbeve një Rolex me një Casio’ është në buzët e të gjithëve dhe memet kanë bërë bujë.

 

Prandaj nuk mund të ndodhte që ish-futbollisti i Barcelonës të mos e kishte dëgjuar këngën dhe pak pas gjithë zhurmës në rrjet ai shkoi në stadium me një Twingo.

Më në fund ai theu heshtjen e tij për këtë dhe pranoi se e ka dëgjuar këngën.

Advertisement

 

“Po sigurisht, sigurisht që e kam dëgjuar këngën. Njerëzit kanë përgjegjësi, veçanërisht ne që jemi prindër, përpiqemi të mbrojmë fëmijët tanë. Secili merr vendimet që i konsideron të përshtatshme dhe bën gjërat që dëshiron.
Nuk kam dëshirë të flas për këtë në mënyrë specifike. Mund të them vetëm se mua nuk më prek aspak! Thjesht dua që fëmijët e mi të jenë mirë. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë me ta dhe dua që ata të përfshihen në gjëra që i bëjnë të lumtur”, tha Piqué.

 

Ndërkohë Shakira ka folur për këngët dhe periudhën e vështirë që ka përjetuar. Ajo pranoi se jeta këto muajt e fundit ka qenë e vështirë, por muzika e ka ndihmuar./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy