Shakira dhe Pique marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve, këngëtarja i merr me vete në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shakira dhe Pique marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve, këngëtarja i merr me vete në SHBA

Ajo mes Shakirës dhe Gerard Piqué është një nga ndarjet që kanë bërë më shumë zhurmë vitin e fundit.

 

Një çift në dukje perfekt që u nda papritmas, me vuajtje të mëdha sidomos nga ana e yllit të muzikës.

 

Advertisement

Shakira dhe ish-futbollisti iu drejtuan gjykatës në Barcelonë për të nënshkruar marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve, të pritur nga një numër i madh gazetaresh dhe fotografesh .

 

Shakira dhe Piqué njoftuan javën e kaluar se kishin arritur një marrëveshje për kujdestarinë, pesë muaj pasi njoftuan ndarjen e tyre.

 

Advertisement

Një marrëveshje pas 12 orë bisedimesh, ndërsa katër përpjekjet e mëparshme kishin dështuar.

 

Shakira ka marrë kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, Milan dhe Sasha, përkatësisht 9 dhe 7 vjeç, të cilët kështu do të shkojnë të jetojnë me të në Miami . Megjithatë, Pique do të mund t’i vizitojë sa herë të dojë dhe shpenzimet e udhëtimit do të ndahen mes dy ish-bashkëshortëve.

 

Advertisement

Piqué fillimisht u përpoq të kundërshtonte vendimin e Shakirës për të jetuar në anën tjetër të oqeanit, por më pas u dorëzua për të shmangur përfshirjen e fëmijëve të tij në një mosmarrëveshje të vështirë.

 

Tani Milan dhe Sacha do të kalojnë Krishtlindjet me babain e tyre dhe më pas në fillim të vitit të ri do të ndjekin nënën e tyre në shtëpinë e re në SHBA.  /TGCOM

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy