ISIS kërcënon me një sulm të ri terrorist në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në një poster të publikuar me titullin “Vritini të gjithë”.
Posteri, i ripublikuar nga Fondacioni Al Azaim, një media që transmeton mesazhet e Shtetit Islamik (Daesh, ISIS), ka stadiumet që priten të presin ndeshjet çerekfinale, përkatësisht Parc des Princes në Paris, Santiago Bernabeu në Madrid dhe Stadiumi Emirates në Londër.
ISIS are threatening attacks on the stadiums hosting the Champions League quarter-finals this week, including the Metropolitano. [@OndaCero_es via @theMadridZone] pic.twitter.com/U6UkLTr6jj
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";— Atletico Universe (@atletiuniverse) April 8, 2024
Sulmi i fundit vdekjeprurës në vendin e ngjarjes Crocus në Moskë, i marrë përsipër nga ISIS, la më shumë se 140 të vdekur.
Që atëherë, Perëndimi ka qenë në gatishmëri të lartë, duke rritur masat e sigurisë në vendet e grumbullimeve masive. /vizionplus.tv