Short “ferri” për ekipet e mëdha në Champions League, ja kush buzëqesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Short “ferri” për ekipet e mëdha në Champions League, ja kush buzëqesh

Shorti i fazës cerekfinale të Uefa Champions League ka rezervuar përplasje të mëdha në horizont.

Goglat e lira të shortit të hedhur në Nion të Zvicrës kanë lënë të hapur mundësinë që të ekmi dy finale të parakohshme.

Fituesi i ciftit Manchester City vs Real Madrid do të ketë përballe fituesin e ciftit Juventus-Lion.

Ndërkohë fituesi që do të dalë nga përballja mes Barcelonës dhe Napolit do të ketë punë në cerekfinale me fituesin e duelit Bayern-Chelsea.

Advertisement

Ndërkohë në gjysmëfinale do të përplasen pikërisht ekipet që do të dalin fituese nga ciftet e sipërpërmendura.

Në krahun tjetër do të ketë duelet Leipzig-Atletico Madrid dhe Atalanta-PSG.

Skuadrat që do të fitojnë këto duele do të shkojnë në gjysmëfinale për tu ndeshur së bashku..

Ndeshjes e fazës cerekfinale do të luhen nga data 12 deri në 15 gusht ndërsa faza gjysmëfinale do të luhen në 18 dhe 19 gusht. Sfidat do të jenë të gjitha teke e me sistem grumbullimi në Lisbonë në dy stadiumet më të mira Jose Alvalade dhe Da Luz.

Advertisement

Ky i fundit do të mirepresë edhe finalen e madhe në 23 gusht.

Megjithatë, champions league që është një ekskluzivitet i Vizion Plus dhe Tring, do të nisë me heret në datat 7 dhe 8 gusht me 4 ndeshjet e mbetura të fazes se 1/8.

Ndeshjet çerekfinale:

Advertisement

Ndeshjet gjysmefinale

Short “ferri” për ekipet e mëdha në Champions League, ja kush buzëqesh shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy