Merr fund dilema për Champions dhe Europa League, zyrtarizohen datat dhe vendndodhja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merr fund dilema për Champions dhe Europa League, zyrtarizohen datat dhe vendndodhja

UEFA i ka dhënë fund të gjitha dilemave për pjesën e mbetur të Champions dhe Europa League. Tashmë është e vendosur. Të dy kompeticionet më të rëndësishme për klube do të zhvillohen me formatin “final eight”, dhe me sfida teke prej takimeve çerekfinale.

Trofeu “me veshë të mëdhenj” do të rikthehet pas pauzës së gjatë, në datat 7 dhe 8 gusht, me takimet e kthimit të fazës së 1 të 8-ave. Katër skuadra e kanë prerë biletën për në raundin tjetër, PSG, Leipzig, Atalanta dhe Atletiko Madrid që eliminoi kampionët në fuqi të Liverpool.

Kualifikimi ndërkohë mbetet i hapur për shumë emra të mëdhenj si Juventus, Real Madrid, Manchester City apo Barcelona.

8 skuadra çerekfinaliste do të zhvendosen më pas në Lisbonë atje ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet deri në finale, prej datës 12 deri më 23 gusht.

Advertisement

E njëjta formulë do të përdoret edhe në Europa League, ku 8 më të mirat do të grumbullohen në Gjermani dhe do të luajnë në katër stadiume të ndryshme nga data 10 deri në 21 gusht.

Sa i përket sfidave Inter-Getafe dhe Roma-Sevija, të vetmet ndeshje që nuk u zhvilluan për shkak të pandemisë, ato do të zhvillohen me një takim të vetëm, në Gjermani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy