Arsenal i dha një shuplakë të fortë Chelsea-it në derbin e Londrës të vlefshëm për ndeshjen e prapambetur të javës së 29 të Premier League.

Sukses 5 me 0 për topçinjtë të cilët, tani janë të parët të paktën përkohësisht në pritje të rezultateve të rivalëve. Nisje e zjarrtë e ndeshjes për të zotët e shtëpisë të cilët pas një inkursioni të Deklan Rais, arritën të shënojnë golin e avantazhit me anë të belgut Trosard që në minutën e  4. Ndeshje e bukur dhe me raste në të dyja portat, ndonëse blutë patën momentin më të mirë me Enxo Fernandez, gjuajtja e të cilit shkoi në shtyllë.

Pjesa e parë mbyllet me avantazh minimalist, por me Chelsea-in në formë, histori e ndeshjes, e cila ndryshon totalisht në të dytën kur Arsenal është i papërmbajtshëm.

Është vetëm pak pas nisjes dyfishoi shifrat ndërsa në minutën e  57 ishte radha e Kai Haverc për të goditur ish-skuadrën e tij. Sulmuesi gjerman nuk ndalet me kaq dhe shënon golin e dytë personal 8 minuta më vonë. Skuadra e Artetes nuk pati mëshirë për kundërshtarin dhe  i shënoi edhe golin e pestë dhe të fundit përmes Ben Uait, mbrojtësit që doli nga ndeshja me një dygolësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tani Arsenal ka 3 pikë më shumë se Liverpuli që duhet të rikuperojë një ndeshje, dhe 4 pikë më shumë sesa Manchester City që gjithsesi ka dy ndeshje më pak.

Blutë e Londrës humbasin terren në kuadër të luftës për kupat e Europës, pasi mbeten me 47 pikë në vendin e 9. /vizionplus.tv

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";