Tirana “djeg” Partizanin, vajzat bardheblu fitojnë derbin e basketbollit edhe në Ligën Unike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana “djeg” Partizanin, vajzat bardheblu fitojnë derbin e basketbollit edhe në Ligën Unike

Tirana hipotekoi kualifikimin për në fazën play off të Ligës Unike në basketboll për  femra dhe ndërkohë shtyu Partizanin drejt eliminimit pasi e mundi Rivakin historik në derbi 78 me 65.

Suksesi i dytë brenda pak ditësh i vajzave bardheblu kundrejt rivaleve të tyre të kryeqytetit pasi e kishin mundur edhe në fundjavë në kampionat. Perioda e parë e mbyllur në barazim 14 me 14 dha përshtypjen e një ndeshje rivalizuese në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Mirëpo Tirana tregoi superior të dukshëm në periodën e dytë duke fituar 23 me 16, e duke shkuar në pushim me avantazh 7 pikësh. Diferenca mes ekipeve u bë edhe më e dukshme në periodën e tretë ku vajzat e trajneres  Mirza Alibegaj fituan 26 me 16, duke e çuar diferencën në +17 pikë, një diferencë e cila vetëm sa u shkurtua pak në periodën e fundit që u fitua nga Partizani, por që nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin. Takimi u mbyll me 13 pikë diferencë në favor të vajzave bardheblu tek të cilat ranë sy 26 pikët e Gonzales e cila kapi edhe 9 topa në tabelë, ndërsa Bojka dhe Palko shënuan respektivisht 17 dhe 16 pikë.

Pas këtij suksesi Tirana është e treta në renditje kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga sezoni i rregullt i ligës unike, e qetë në objektivin play off ,ndërsa Partizanin e mban në lojë vetëm matematika, por shanset  janë shumë të vogla pasi ekipi është në vendin e fundit.

Liga unike kryesohet nga Bashkimi i Prizrenit me 7 fitore në 7 ndeshje, i fundit suksesi ndaj Prishtinës 72 me 66.

Advertisement

 

TIRANA “DJEG” PARTIZANIN

 

VAJZAT BARDHEBLU FITOJNË DERBIN E BASKETBOLLIT EDHE NË LIGEN UNIKE

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy