“Liga Unike”/ Partizani triumfon në sfidën ndaj Flamurtarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Liga Unike”/ Partizani triumfon në sfidën ndaj Flamurtarit

Partizani është ekipi fitues i “Ligës Unike” në basketboll për femra. Në finalen e zhvilluar në Pallatin e Sportit në Vlorë, Partizani ka fituar ndaj Flamurtarit në shifrat 72-62.

 

Të dyja ekipet fituan të drejtën për të luajtur në finale pasi në ndeshjet gjysmëfinale Flamurtari mposhti Prishtinën dhe Partizani, Bashkimin e Prizrenit.

 

Advertisement

Në takimin final të luajtur në mbrëmjen e të enjtes , Partizani ka luajtur më qartësisht duke krijuar avantazh që në periodën e parë, ndërsa ka vijuar të thellojë kryesimin dhe mbyllur pjesën e parë në shifrat 42-33.

 

Me rikthimin pas pushimit, Flamurtari kërkon të barazpeshojë lojën, por lojtaret e huaja të Partizanit kanë treguar cilësi duke arritur të mbyllin 10 minutat e treta në shifrat 56-43.

 

Advertisement

Edhe në periodën e fundit ka patur emocione, me Flamurtarin që afrohet deri në tre pike, por Partizani administron më qetësisht dhe fiton ne fund në shifrat 72-62.

 

Pas ndeshjes dhe ceremonia finale me dhënien e kupës nga presidenti I FSHB Avni Ponari dhe te pranishëm nga Federate e Kosovës ,ndërsa emocione tek ekipi Il Partizanit, e natyrisht ka mërzitje dhe keqardhje tek Flamurtari që këtë sezon humbet finale e parë të zhvilluar, pasi deri tani ka fituar Kupën e Federatës, Superkupelën Mbarëkombëtare dhe kupën e Shqipërisë. Presidenti I FSHB Avni Ponari ka vlerësuar faktin që ky kompetcion në vitin e tij të dytë është organizuar në Shqipëri dhe në Vlorë duke uruar edhe skuadrën fituese.

 

Advertisement

Vlerësime dhe nga organizatorët si kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe shefi i Klubit shumëportësh Klevis Kaso, të cilët gjithsesi vlerësuan faktin që ky kompeticion erdhi në Vlorq pikërisht në prag të 100 vjetorit të klubit.

 

Emocione dhe festë tek Partizani, trainerja Eliverta Bujari dhe lojtarja Ornela Lalaj që ka marrë edhe vlerësimet si një nga lojtarët më të mira, kanë shprehur kënaqësinë e fitores por edhe faktin se ky trofe ngeli në Shqipëri.

 

Advertisement

Final Four e Ligës Unike ul kështu siparin me Partizanin fitues në finale ndaj Flamurtarit, ndërsa për vendin e tretë dhe të katërt fitues është shpallur ekipi i Bashkimit të Prizrenit që ka fituar përballe Prishtinës në shifrat 68-63.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy