![Java e dytë e Ligës Unike/ Partizani mposht Tiranën, Flamurtari thyen Penzen](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/12/liga-unike-789x400.png)
Liga Unike për femra në basketboll ka nisur javën e dytë të saj me përballjen e kryeqytetasve Partizani –Tirana.
Partizani ka mundur 68 me 64 Tiranën. Kjo ishte fitorja e dytë në dy ndeshje, ndërsa Tirana pësoi humbjen e parë.
Fillimisht te dyja skuadrat shfaqen të njëjtin ritëm loje. Por më pas vajzat e Tiranës dominuan duke fituar 21 me 12.
Skuadra e Partizanit u rikthye fuqishëm në çerekun e tretë, ku përmbysi rezultatin në 55 me 49.
10 minutat e fundit ishin plot emocione, pasi në fund, shifrat ishin 65 me 64 , por një tre pikësh nga Banniser vendosi fituesin.
Basketbollistët e të dyja ekipeve vlerësuan lojën si dhe ligën unike si një mundësi për të rritur eksperiencën.
Në përballjet e tjera të kësaj Lige Flamurtari ka mposhtur Penzen, ndërsa Prishtina ka marrë fitoren e parë ndaj Bashkimit.