Laçi-Vllaznia, betejë për kreun/ Skënderbeu sfidon Tiranën, Partizani pret Bylisin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Laçi-Vllaznia, betejë për kreun/ Skënderbeu sfidon Tiranën, Partizani pret Bylisin

Kategoria Superiore rezervon një tjetër duel për titull këtë javë me sfidën Laci-Vllaznia. Dy skuadra me pozita të barabarta do të synojnë të ruajnë vendet e para në kampionat. Kurbinasit vijnë pas dy humbjeve radhazi, një fakt ky, që shton optimizmin tek shkodranët. Trajneri Tomas Brdaric, thootë se kuqeblutë do t’i marrin pikë skuadrës së Duros.

 

THOMAS BRDARIC

TRAJNER I VLLAZNISË

Advertisement

”Nesër do të jetë dita jonë për të marrë pikë ndaj Laçit. Sa u përket ndeshjeve të kampionatit mbi të gjitha është e rëndësishme loja ndaj Laçit se kemi edhe shumë takime të tjera. Gjendja fizike nuk është e keqe, por jemi të fokusuar te ndeshja e kampionatit në fillim e jo te Kupa. Dëshira e të gjithëve është të fitojmë të dy trofetë. Përgatitja jonë është e mirë, gjendja është pozitive, kemi shumë detyra e probleme përpara, por mendoj se po i eliminojmë. Të shohim se si do të ecim.”

 

Një duel tjetër është ai mes Skënderbeut dhe Tiranës. Bardheblutë po kalojnë një formë të mirë . Këtë e konfirmon dhe tekniku Orges Shehi qw tha se titulli kampion është vetëm 5 pikë larg.

 

Advertisement

ORGES SHEHI

TRAJNER I TIRANËS

”Është një kundërshtar që këtë javë ka bërë shumë mirë. Ka marrë pikë dhe kanë besim, i cili është i rëndësishëm në futboll. Do jetë një transfertë shumë e vështirë.Përvec Kales , e gjitha pjesa tjetër e ekipt është në dispizcion dhe gati.”

 

Advertisement

Kukësi i Mirel Josës është jashtë cdo pritshmërie këtë sezon. Verilindorët vijnë pas humbjeve me dy skuadrat e fundit të renditje.

 

MIREL JOSA

TRAJNER I KUKËSIT

Advertisement

”Kemi përballë një skuadër të fortë, një skuadër me karakter. E ka treguar këtë jo vetmë në ndeshjet me Kukësin, por edhe në ndeshjet e tjera, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes.Mendoj se ne duhet të lirohemi psikologjikisht sa i përket mënyrës se si skuadra del deri te zona e rreptësisë së kundërshtarit dhe nuk kemi forcën e duhur për të goditur kundërshtarin.”

 

Ndërkohë të dielën Partizani do të presi në shtëpi Bylisin.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy