Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë/ E gjithë vëmendja te Laçi-Partizani dhe Teuta-Kukësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë/ E gjithë vëmendja te Laçi-Partizani dhe Teuta-Kukësi

Kjo mesjavë i lë radhën çerekfinaleve të Kupës se Shqipërisë ku vetëm një ndeshje do të përcaktojë se kush do të jenë gjysmëfinalistët e këtij sezoni. Vëmendja maksimale është tek dy duelet Laçi-Partizani dhe Teuta- Kukësi .

Të kuqtë e kryeqytetit kërkojnë që pas fitores në derbi, të ruajnë ecurinë pozitive dhe në Kupë ndonëse vështirësia është e madhe.

ILIR DAJA

TRAJNER I PARTIZANIT 

Advertisement

”Është një ndeshje që kualifikimi është 50 me 50, për vetë ecurinë e skuadrave deri më tani në kampionat. Luhet jashtë, por është pa tifozë dhe gjithçka është e barabartë. Ne do luftojmë me gjithë potencialin që kemi dhe nesër e kemi të gjithë kontingjentin, përveç Ferhan Hasanit.”

Edhe tek Kryesuesit e kampionatit optimizmi për ta fituar ndeshjen është i lartë. Por tekniku Shpëtim Duro kërkon që skuadra të jetë me këmbë në tokë .

SHPËTIM DURO

TRAJNER I LAÇIT

Advertisement

“Gjithmone e kemi vlerësuar një kundërshtar si Partizani. Skuadra nuk ka presioni përkundrazi ka një frymë pozitive që na rrit dhe më shumë shpresat. Nuk mund të zgjedh Kupa apo kampionati, Laci kërkon ti ketë të dyja.”

Në duelin tjetër, Teuta-Kukësi, djemtë e detit duan të përsërisin të njëjtën histori të një viti më parë kur eliminuan verilindoret nga Kupa .

EDI MARTINI

TRAJNER I TEUTËS

Advertisement

”Kemi bërë një lojë të mirë por mungojnë golat . Kam punuar shumë me skuadrën dhe e kam parë që kanë një formë të mirë .Nuk dua të kujtoj atë cfarë ndodhi një vit më parë , dua ti shoh ndeshjet e mia një e nga një vetëm kështu skuadra mund të marri maksimumin.”

Kukësi i Mirel Joses, edhe pse nuk po kalon një moment te mirë është gati për surprizën

MIREL JOSA

TRAJNERI I KUKËSIT

Advertisement

” Gjithsecila skuadër ka interesat e veta për Kupën. Për ne është rruga e vetme në të cilën mund të vazhdojmë për të pretenduar për të dalë në Europë.Skuadra, pavarësisht oshilacioneve mendoj se është në gjendje të mirë fizike.”

Në ndeshjet e tjera, Vllaznia pret Korabin dhe Dinamo, Skënderbeun në stadiumin Selman Stermasi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy