Spanja e trajnerit Luis De La Fuente, e yjeve Dani Olmo, Lamine Yamal, Niko Uilliams e shumë të tjerëve mbrëmjen e sotme (14 korrik 2024) ka shkruar historinë me gërma të arta, duke vendosur rekord pas rekordi.

Spanja bëhet ekipi i parë në historinë e një kampionati Europian që fiton trofeun me 7 fitore në 7 ndeshje.

Spanja po ashtu bëhet ekipi i parë Europian që fiton 4 trofe, i pari në vitin e largët 1966-të, më pas në 2008-të, 2012-të dhe mbrëmjen e sotme që është qershia mbi tortë.

Po ashtu Spanja është skuadra që ka golashënuesin më të ri në një kampionat Europian. Lamine Yamal shënoi për Spanjën në moshën 16-vjeçare, vetëm pak ditë para se të mbushte 17-vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Yamal shënoi në gjysmëfinale përballë Francës kur ishte 16 vjeç e 361 ditë. Spanjollët me brezin e artë në përbërje duket se edhe për shumë vite do të dominojnë futbollin europian dhe atë botëror.

/Vizionplus.tv/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";