Më në fund u bind. Tekniku Xavi Hernandez vendosi përfundimisht mëngjesin e kësaj të enjteje, për të mos u larguar nga “Katalanasit” , në fundin e këtij sezoni.

Pavarësisht se nuk arriti të fitojë asnjë trofe me skuadrën e tij dhe tashmë së bashku me bordin kanë filluar të bëjnë planet, për merkaton e verës, e cila pritet të jetë “përvëluese”.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes spanjolle, “El Nacional”, “Blaugranat” janë të gatshëm të depozitojnë deri në 60 milionë euro në arkat e “Bavarezëve”, të Bayern Munich, për të siguruar kartonin e “shkatërruesit” të mesfushës, Joshua Kimmich, i cili prej kohësh nuk po kalon momentet e tij më të mirë, me “gjigantët” e Bundesliga.

Megjithatë, “Katalanasit” nuk janë të vetmit që kërkojnë shërbimet e tij, me teknikun, Pep Guardiola, që kërkon ta bëjë liderin gjerman pjesë të “Qytetarëve”, të Manchester City dhe janë të gatshëm të derdhin gjithashtu shumën e kërkuar nga “Bavarezët”, për të transferuar në “Etihad”, protagonistin e dy golave dhe 9 asisitimeve, të regjistruara këtë sezon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";