minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Sot zbresin në fushë Bayern, Real, Inter, Liverpool dhe Manchester City - Struga.info


Sot zbresin në fushë Bayern, Real, Inter, Liverpool dhe Manchester City

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot zbresin në fushë Bayern, Real, Inter, Liverpool dhe Manchester City

Edhe kjo e mërkurë premton përballje spektakolare në Ligën e Kampionevë teksa në fushë zbresin skuadra  të mëdha si Bayer, real Madrid  Inter, Liverpul dhe Manchester City.

Skuadra e trajnerit Hansi Flik  e nis mbrojtjen e titullit kundër një rivali të fortë si Atletiko Madrid.

Bavarezët nuk do e kenë aq të lehtë pasi duhet të bëjnë pa lojtarë të rëndësishëm si Gnabri dhe Sane ndërsa Atletikos do ti mungojë ylli i skuadrës , Diego Kosta. Grupin do e kompletojë përballja Salsburg- Lokomotiva.

Në grupin B , Real Madrid do të presë Shaktar Donjeck në shtëpi për të kërkuar 3 pikët e para të grupit. Mirëpo, edhe madrilenët vijnë më  mungesa të mëdha si Sergio Ramos,  Dani Cavajal, dhe Eden Hazard.Ndërsa ukrainasit  vuajne mungesën e 7 lojtarëve të infektuar nga Coronavirus.

Advertisement

Takimi tjetër në grupin B do të jetë ai mes Interit dhe Borusia Mynshengladbah . Skuadra e Contes , vjen pas humbjes në derbi ndërsa vuan ende dhe pasojat e covid 19 në skuadër. Kështu lojtarë si Eshli Jang, Naingolan apo Galjardini nuk do të jenë të gatshëm për zikaltërit.

Në gupin C, Manchester City pret në shtëpi Porton. Anglezët e Pep Guardiola do të jenë pa lojtarë  si Kevin de Bruyne, Gabriel Jesus apo  Benjamin Mendi për shkak se janë të lënduar. Grupin e kompleton sfida mes Olimpiakos dhe Marsejë.

Ajax do te prese ne Amsterdam ne nje duel klubesh legjendare, kampionet e Anglise, LLiverpool , sfide e vlefshme per grupin D . Anglezët edhe pse janë favoritë në letër, teknku Jurgen Klopp do të duhet të bëjë pa disa lojtarëThiago Alcantara, Alisson Becker, , Chamberlain dhe Virgil van Dijk, të  lënduar, ndersa Keita është në dileme.

Sfida tjetërf e grupit është ajo mes  Midtjaland dhe Atalantës , teksa tek italianet mbrojtësi shtatlartë Berat Gjimshiti do ta nisi nga minuta e parë.

Advertisement

6 Sfidat kryesore të mbremjes do të trasmetohen ekskluzivisht në platformën Tring.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy