Sot rikthehet Champions/ Inter luan shpresën e fundit, Bayern me rezervat në Spanjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot rikthehet Champions/ Inter luan shpresën e fundit, Bayern me rezervat në Spanjë

Kompeticioni më i bukur për futbollin elitar dhuron të tjera emocione këtë të martë për këdo që dashuron futbollin e bukur. Siparin e ndeshjeve e hap çifti Shaktar Donjeck-Real Madrid. Në rast fitoreje, spanjollët do sigurojnë kualifikimin në turin tjetër. Ramos, Valverde dhe Hazard i dëmtuar në ndeshjen e fundit nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Zidan ndërsa do të tentojë me doemos 3 pikë nga ky takim

Ndërkohë Interi ndodhet në një situatë kritike ku edhe barazimi do e nxirrte jashtë turneut. Skuadra e Contes do të përballet në transfertë me Borrusia Myshengladbah ndërsa Vidal do të jetë mungesë vetme  për teknikun italian. ndërkohë në dyshim janë Naingola, Kolarov dhe Pinamonti.

Në grupin A Bayern Munchen pasi siguroi vendin e parë,  këtë mbrëmje  luan në transfertë kundër Atletico Madrid. Një ndeshje e bukur por që do të ketë rëndësi vetëm për djemtë e Simeones. Spanjollët nuk do të kenë Diego Costën e dëmtuar ndërsa Sancez dhe Suarez janë në dyshim. Ndërsa Trajneri i kampionëve në fuqi, Hans- Flick vendosi të lërë pushim disa nga titullarët e tij, si Neuer, Leëandoëskie Goretzka apo Kimmich. Grupin e kompleton sfida Lokomotiva e Moskës-Salsburg.

Në grupin D , Atalanta e Gjimshitit luan përballë Mitjland, një ndeshje e rëndësishme për tu kualifikuar në turin tjetër. Skuadra e Gasperinit edhe pse me shumë mungesa si Caldara, Miliovski, Pasalic do ti duhet me doemos të marri 3 pikë dhe të përfitojë dhe nga ndeshja tjetër e grupit Liverpool -Ajaks. Anglezët dhe pse në vendin e parë , llogaritë mbajnë ende në lojë skuadra e tjera. Trajneri Klopp do të kërkojë sot kualifikimin dhe pse nuk ka shërbimet e Van Dajk , Gomez, Alkantara, Aleksander Arnold dhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri ndërsa hollandezët do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë.

Advertisement

Në grupin C, Manchester City do të kërkojë të ruaj vendin e parë në grup kundër Portos , ndërsa trajneri Guardiola konfirmoi lëndimin në gju te Agueros. Ndërkohë grupin e kompleton sfida Marsejë- Olimpikos. 6 ndeshjet kryesore do të transmetohen ekskluzivisht në platformën TRING.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy