Klubi turk Besiktas mund të shtojë numrin e lojtarëve shqiptar në sezonin e ardhshem, pasi që është duke e shikuar nga afër mundësinë që të afrojë mbrojësin e Atalanta-s, Berat Gjimshiti.

Sipas mediave turke, koordinatori i përgjithshëm i Besiktas, Samet Aybaba, ka udhëtuar këtë javë jashtë Turqisë për të parë nga afër disa lojtarë. Aybaba ka ndjekur mbrëmjen mes Sportingut dhe Atalantas në Ligën e Evropës që përfundoi 1-1.

Mbrojtësi 33-vjeçar uruguaian Sebastian Coates dhe mbrojtësi shqiptar 31-vjeçar Berat Gjimishit ishin nën llupën e tij dhe të dy luajtën për 90 minuta.

Mësohet se Aybaba, ka përgatitur një raport të detajuar për të dy lojtarët dhe ka dhënë një opinion pozitiv.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjimshiti shtë pjesë e Atalantas nga viti 2016, ndërsa kishte dy sezone si huazim te Avellino dhe Benevento.

Ai është një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares së Shqipërisë në vitet e fundit dhe kapiten i saj, ku me kuqezinjtë ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2024.

Nëse kalon te Besiktas, mbrojtësi shqiptar do të këtë për shokë skuadre dyshen Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";