Muçi dhe Muja “bëjnë për vete” Turqinë, lojtarët kuqezi protagonistë në debutimin me Besiktas e Samsunspor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Muçi dhe Muja “bëjnë për vete” Turqinë, lojtarët kuqezi protagonistë në debutimin me Besiktas e Samsunspor

Dy lojtarët e përfaqësues shqiptare, Ernest Muci dhe Arbnor Muja, të cilët u transferuan pak ditë më parë në kampionatin turk e nisën mbarë aventurën e tyre të re në këtë vend. Ata ishin të dy protagonist në duelet e javës së 25 të superligës turke. Ernest Muçi luajti titullar në transfertën që Beshiktash luajti me Kaizerispor, ndeshje e cila përfundoi 0 me 0. Talenti shqiptar për të cilin Beshiktash pagoi gati 10 mln euro nga Legia e Varshavës, ishte lojtari që spikati më shumë tek skuadra mike. Cilësitë e tij teknik dhe aftësitë për të goditur portën ranë në sy, mirëpo pavarësisht tentativave për të shënuar, ai u ndal nga portieri vendas Bajazit. Mediat turke e vlerësuan me nota shumë pozitive paraqitjen e parë të 22-vjeçarit me fanellën e Beshiktash.

Debutim fantastik për Arbnor Mujën për Samsunspor. Skuadra e tij mundi 2 me 0 Antaliaspor dhe një prej golave u shënua pikërisht nga futbollisti shqiptar. Muja u aktivizua në minutën e 69 kur ndeshja ishte 1 me 0 për të zotët e shtëpisë. Në minutën e 91, futbollisti kuqezi realizoi golin e dytë dhe të sigurisë për t’i dhënë kështu tri pikë të arta skuadrës së tij në kuadër të luftës për mbijetesë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy